LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Shteti e ka për detyrë që t’i mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTI të garantuara me Kushtetutë

Avokati i Popullit: Shteti e ka për detyrë që t’i mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTI të garantuara me Kushtetutë

Në kuadër të shënimit të Javës së Krenarisë në Kosovë, Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një deklarate ka tërhequr vëmendjen për garantimin e të drejtave themelore të njeriut për pjesëtarët e komunitetit LGBTI.

Avokati i Popullit rikujton se të gjithë qytetarët e këtij vendi janë të barabartë dhe se shteti e ka për detyrë që t’i mbrojë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Java e Krenarisë është themeluar me qëllim që kreatorët e politikave, vendimmarrësit, publiku dhe mediat të përfshihen në mënyrë aktive në mbrojtjen e personave LGBTI nga manifestimet e hapura dhe të fshehta të homofobisë. Me qëllim që kjo luftë të jetë efikase, ajo duhet të mbështetet me sanksionimin e vazhdueshëm të çdo vepre të kryer nga urrejtja në bazë të orientimit seksual”, thuhet në deklaratë.


“Të vetëdijshëm për sfidat, Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë gardian i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI, duke qenë zëri i tyre në artikulimin e kërkesave sa të ligjshme dhe të drejta, aq edhe kushtetuese për trajtim me dinjitet dhe barazi si çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori