Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar raportin që ka të bëjë me vizitën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim të Torturës (MKPT) në Qendrën për Azilkërkues në Magurë, Mitrovicë dhe Vranidoll, të realizuara më 14, 19 dhe 25 janar 2021.
Gjatë vizitave, MKPT-ja ka realizuar intervista grupore dhe individuale me azilkërkuesit.
“Të gjithë azilkërkuesit janë shprehur në favor të një trajtimi shumë të mirë dhe human nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës. Përveç kësaj, MKPT-ja ka vërejtur komunikim shumë miqësor dhe interaktiv ndërmjet azilkërkuesve dhe zyrtarëve policorë dhe atyre të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në Qendrën për Azilkërkues në Magurë, MKPT-ja ka vërejtur se kushtet e akomodimit janë të një standardi shumë të mirë në kuptim të hapësirës për banim, ndriçimit, pastërtisë dhe ngrohjes. Në përgjithësi, në këtë qendër ishin të akomoduara familjet të cilat kërkuan mbrojtje ndërkombëtare. MKPT-ja, pas vizitave të realizuara, konsideroi se kushtet e akomodimit në Qendrën për Azilkërkues në Mitrovicë dhe në atë të Vranidollit janë të pranueshme për akomodim të azilkërkuesve, edhe pse nuk janë të standardit të njëjtë si ato në Qendrën për Azilkërkues në Magurë”, thuhet në raport.
Tutje, në njoftim thuhet se “shërbimet shëndetësorë, si një nga të drejtat themelore, u ofrohen nga institucionet publike shëndetësore, ndërsa ato psikologjike nga organizatat Jo-Qeveritare vendore. MKPT-ja ka vërejtur se azilkërkuesve tash për tash ndihma juridike falas u ofrohet nga organizata joqeveritare Civil Rights Program Kosovo (CRPK) dhe nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas”.
“Raporti thekson se nuk ka personel të përhershëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme në qendrën për Azilkërkues në Vranidoll, por ata shkojnë aty vetëm në raste të caktuara. Kjo gjendje vështirëson mirëfunksionimin e qendrës, por edhe të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët tash për tash kryejnë detyra të sigurisë në këto qendra. Gjendja është shumë më e favorshme në Qendrën për Azilkërkues në Magurë, ku përveç personelit të përhershëm të MPB-së, janë angazhuar përmes organizatave ndërkombëtare edhe zyrtarë për përkthim, punëtorja sociale dhe mjeku.
Përmes raportit me rekomandime, MKPT-ja u rekomandoi autoriteteve kompetente që të evitojnë mangësitë e vërejtura, siç është mungesa e personelit të nevojshëm për të garantuar mbarëvajtjen e punëve të përditshme dhe i rekomandoi Policisë së Kosovës që zyrtarët policorë të cilët kryejnë detyra të sigurisë në qendrat për azilkërkues të mbajnë protokolle të veçanta ku do të evidentojnë rastet e përdorimit të forcës apo rastet kur ndodhin incidente ndërmjet azilkërkuesve”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se “IAP viziton këto qendra në baza të rregullta për të parë se sa po respektohen të drejtat themelore të azilkërkuesve nga autoritetet e Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm të Republikës së Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Raporti me rekomandime në këtë vegëz https://bit.ly/3qNd3Gi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Snopçe: Nuk kam pritur që opozita të më kuptojë, nuk jemi në të njejtin nivel
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025