Avokati Ibrahim Bajrami ka bërë të ditur se dy procese janë duke u zhvilluar aktualisht në trajtimin e rastit “Kumanova”, gjersa ka theksuar se trajtimi i saj mund të zgjasë edhe disa vjet.
Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Bajrami ka thënë se ka pranuar një konfirmim zyrtar me shkrim nga Gjykata e Strasburgut, e cila bën të ditur se po trajton proceset, për të cilat, Bajrami ka aplikuar.
“Për momentin janë duke u zhvilluar dy procese, procesi i parë është kërkesa e shumicës të të burgosurëve shtetas të Republikës së Kosovës, që burgun të vazhdojnë në burgjet e Republikës së Kosovës, kërkesat formale janë bërë që para një viti dhe janë në procedurë e sipër…kurse procedura e dytë që është në vijim pas shterrjes të të gjitha mjeteve juridike në shtetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kadrin e ligjshëm kohor, për të gjithë të akuzuarit në vuajtjen e dënimit me burg, janë dorëzuar edhe aplikacionet deri në Gjykatë…për momentin mund të konfirmoj që nga Gjykata e Strasburgut unë si një ndër aplikuesit…kam marrë një konfirmim zyrtar me shkrim nga Gjykata, për të cilën, informohemi se aplikacioni është pranuar dhe gjykata është duke e trajtuar këtë pjesë”, ka treguar Bajrami.
Ky i fundit thotë se transferimi i të burgosurëve për të vuajtur dënimin në Kosovë është i mundshëm, por i njëjti duhet të kalojë një zinxhir procedurash nga Ministritë e Drejtësisë të të dyja vendeve e deri te Gjykatat kompetente.
Se a janë shkelur të drejtat e njeriut në këtë process, Bajrami tregon se seancat gjyqësore janë analizuar e njëherit, për to janë dorëzuar edhe prova që drejtojnë nga një gjykim jo të drejtë.
“Me kujdes të veçantë është analizuar procesi gjyqësor dhe të gjitha 87 seancat e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur janë analizuar, të gjitha proceset verbale dhe janë të deponuara proceset verbale në të cilat mbrojtja ka kontaktuar shkeljen e të drejtave të personave që kemi përfaqësuar me kërkesë që të verifikohet një shkelje e tillë. Besoj që brenda aplikacionit kemi dorëzuar të gjitha provat e mjaftueshme të cilat drejtojnë nga një gjykim jo i drejtë, nga shkelja e të drejtave të mbrojtjes, me mosdëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga ana e mbrojtjes me ç’rast është penguar edhe një verifikim më i drejtë, më i plotë i gjendjes faktike që mbrotja mendon se do të ndikonte në epilogun përfimtar të këtij procesi”, ka deklaruar ai.
Bajrami ka deklaruar se bazuar në volumin e lëndës dhe nevojës së trajtimin serioz, njëherit edhe numrit të çështjeve që ka Gjykata e Strasburgut, procesi mund të zgjasë edhe disa vite.
Më 2 maj të vitit 2015, një shkëmbim zjarri i cili shpërtheu gjatë një bastisjeje të policisë maqedonase në mes të forcave speciale të policisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur të identifikuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) la të vrarë 8 policë maqedonas, 10 luftëtar u vranë, ndërsa 37 oficerë u plagosën.
Të shtënat përfunduan më 10 maj 2015 me ç’rast, 28 burra shqiptarë janë arrestuar dhe akuzuar për “terrorizëm”, akuzat këto të bëra nga ana e autoriteteve maqedonase.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit