Nëse para disa vitesh dikush do ta kishte thënë publikisht se disa elita që veprojnë globalisht mbajnë të mbyllur fëmijë dhe i torturojnë ata për të marrë një drogë rinimi për vete, këtij personi do t’i thuhej që të shkonte menjëherë të kërkonte trajtim psikiatrik. Sot, sipas një sondazhi britanik, rreth 10 për qind e qytetarëve amerikanë e quajnë veten mbështetës të një rrëfimi konspirativ me emrin QAnon.
Edhe në Gjermani ka ardhur kjo lëvizje: Sipas të dhënave të Fodnacionit Amadeo-Antonio, ka rreth 150 mijë përkrahës të QAnnon-it, më së shumti jashtë hapësirës anglishtfolëse. Kurse, sipas një studimi të fondacionit Konrad Adenauar, rreth një e treta e gjermanëve duket se është e hapur ndaj teorive konspirative. Nëse heq këtu fëmijët nën 14 vjeç, janë rreth 24 milionë vetë. Hulumtime të tjera vijnë në përfundime të afërta. Mes përkrahësve të QAnon-in, mohuesve të koronavirusit dhe ekstremistëve të djathtë ka shumë lidhje.
Por, si mund të prekin kaq shumë vetë marrëzi të tilla në një botë të informuar?
Jetojmë në shekullin XXI dhe jo në Mesjetë. Përgjigja: sepse këto marrëzi janë vetëm disa klikime larg. Rrjetet sociale janë një rezervuar informacionesh të gabuara dhe mite konspirative. Qendra hulumtuese “Correctiv”, pas një studimi arrin në përfundimin se Facebook dhe Youtube janë platformat ku janë përhapur më së shumti informacionet potencialisht të gabuara. Edhe përmes shërbimeve të tjera si Telegram apo Whatsapp përhapen informacione të tilla.
Studiuesit e Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT) kanë përcaktuar se me një informacion të vërtetë zgjat gjashtë herë më shumë të arrish 1500 vetë sesa me një informacion të gabuar. Platformat sociale janë futur tani në një darë: nga njëra anë ato e kuptojnë lirinë e mendimit si një nocion shumë të hapur. Këtu renditen madje edhe informacionet e gabuara, fyerjet e ngacmimet. Facebook madje refuzonte deri në tetor 2020 të hiqte nga faqet e tij mohimin e Holokausti që në 18 vende penalizohet.
Nga ana tjetër, mediat sociale e kuptuan rrezikun e informacioneve të gabuara dhe urrejtjes pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA dhe më së voni pas mësymjes së Kapitolit nga turmat e nxitura nga Donald Trumpi. Mund të konsiderohet vetëm si fillimi, kur platforma të caktuara tani bllokojnë llogaritë e mediave sociale apo vendosin shënime paralajmëruese mbi informacione të rreme.
Dy gjëra duhen bërë: Facebook e të tjerët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për postimet e urrejtjes dhe lajmeve të rreme. Këtë përpiqet të arrijë Komisioni Evropian përmes Aktit të Shërbimeve Digjitale. Gjë që nuk është e lehtë, sepse vija ndarëse mes reduktimit të lajmeve të rreme dhe censurës është mjaft e hollë. Megjithatë ajo duhet shënjuar.
Nga ana tjetër duhet forcuar kompetenca mediatike, sepse të rinjtë informohen kryesisht përmes mediave sociale (mediat tradicionale duhet të zhvillojnë formate me të cilat të arrihet më mirë gjenerata Youtube). Luftimi i teorive konspirative është nevojë urgjente dhe e rëndësishme. Se ato e kanë potencialin të shkatërrojnë demokracitë, këtë e pamë ne Uashington. Së fundmi, Marina Weisband në fjalën e saj në Bundestag tërhoqi vëmendjen kur tha: “Antisemitizmi nuk fillon aty ku qëllohet një sinagogë. Shoa nuk filloi me dhomat e gazit. Fillon me teoritë konspirative”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania