Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjetin social Instagram, ku shihet teksa shijon plazhin qetësisht.


Interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” duket tejet atraktive në bikini të kuqe dy pjesëshe, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona të zeza.

avamax 270201339 449831060191054 4371286076452772107 n

“Qetësi”, ka shkruar artistja me prejardhje nga Shqipëria në mbishkrimin e fotografive, ndërsa ka marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Ava Max përndryshe po e përmbyll vitin 2021 me suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

avamax 270977711 305503324835814 573832711970068117 n

Këngëtarja shijoi suksesin e albumit të saj “Heaven and Hell” dhe të bashkëpunimit “The Motto” me Tiësto. /Telegrafi/

avamax 270778519 606226287152424 3529784090248645397 n

avamax 270748396 657670711894526 6926802726530532057 n Foto: Ava Max/Instagram