Autostrada Biennale në Prizren ka finalizuar përgatitjet për shënimin e 10 vjetorit të themelimit, në kuadër të të cilit program do të inaugurohen edhe Hangar II, Rezidenca për Artistët dhe Teatri i Hapur, brenda kompleksit të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve. Në të njëjtën kohë do të mbahet edhe Programi i Samitit në bashkëpunim me partnerët e Rrjetit të Qendrave të Fondacionit Allianz.
Ngjarja e kremtimit të 10-vjetorit të Autostrada Biennale me programet përcjellëse do të realizohet me 14, 15 dhe 16 shtator, raporton Telegrafi.
Drejtorët themelues të Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço në ftesën për kremtimin e dekadës së parë të këtij institucioni të artit bashkëkohor në Prizren kanë vënë në pah të arriturat e deritanishme.
“Gjatë dekadës së shkuar, Autostrada Biennale është rritur në një platformë të gjallë për kreativitet dhe shkëmbim kulturor, duke u fokusuar në rritjen e komunitetit, pasurimin e skenës sociale dhe kulturore të Kosovës dhe fitimin e njohjes ndërkombëtare”.
Sipas tyre zgjerimi i hapësirave paraqet edhe rritje të mundësive.
“Sot, derisa zbulojmë Autostrada Hangar II së bashku me Autostrada Hangar I ekzistues, ne festojmë jo vetëm një zgjerim të hapësirës, por edhe një zgjerim të mundësisë. Falë këtij Hangari të ri, ne do të kemi një hapësirë më të madhe krijuese fizike dhe mendore për vizionin tonë të ardhshëm dhe programet gjithëpërfshirëse, duke e bërë Autostrada Biennalen një qendër që vazhdon të frymëzojë, krijojë dhe promovojë artin dhe kulturën me një qasje inovative”.
Një ftesë të ngjashme ka bërë edhe Fondacioni Allianz, duke sqaruar se në Prizren do të festohet rritja dhe qëndrueshmëria kulturore më partnerët e rrjetit të sipërpërmendur.
Aty sqarohet se si ky organizim ka të bëjë me tre momente të rëndësishme që tregojnë se sa e përkushtuar ka qenë Autostrada Biennale për të bërë ndryshimin, raporton Telegrafi.
“10-vjetori i Autostrada Biennale: Një dekadë e transformimit të skenës kulturore të Kosovës dhe lidhjes së saj me botën.
Hapja e Hangarit të Dytë të Autostradës: Një hapësirë e re e krijuar me 50% materiale të ricikluara nga Biennalet e kaluara, duke vazhduar angazhimin tonë për qëndrueshmëri.
Mini Samiti i Dytë i Rrjetit të Qendrave të Fondacionit Allianz: Një takim i qendrave kryesore kulturore të Evropës për të ndezur bashkëpunimin dhe idetë e reja”.
Sipas Fondacionit Allianz këto arritje pasqyrojnë se si Autostrada Biennale po i jep formë të ardhmes kulturore të Kosovës dhe si po e lidh atë me komunitetin botëror të artit.
Në samit, sipas njoftimit, do të ketë diskutime mbi restaurimin, bashkëpunimin dhe qëndrueshmërinë kulturore, pastaj punëtori kreative që përziejnë artin e kuzhinës me shprehjen artistike, po ashtu sesione mbi riciklimin e artit dhe përqafimin e praktikave të qëndrueshme, si dhe muzikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren nis hapjen e kanaleve për ujitje dhe kullim në tokat bujqësore

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës