LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet koreano-jugore gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit të rrëzuar, shkon në 174 numri i atyre që humbën jetën

Autoritetet koreano-jugore gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit të rrëzuar, shkon në 174 numri i atyre që humbën jetën

Autoritetet koreano-jugore kanë arritur të gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit të rrëzuar kanë njoftuar zyrtarë të lartë të ministrisë së Transportit.

Joo Jong-ëan tha se regjistruesi i të dhënave të aeroplanit është nxjerrë nga kutia e zezë, ndërsa ekipet e ekspertëve po tentojnë të nxjerrin edhe pajisje tjera brenda kabinës së pilotit, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë nga ministria e Transportit gjithashtu theksuan se nga vlerësimet e para bazuar në regjistrimet e komunikimit mes pilotëve dhe kullës së kontrollit të aeroportit – kishte paralajmërime për një përplasje me tufë zogjsh pak para se të ndodhte zbritja në pistë.


Nga kjo kullë e kontrollit gjithashtu është bërë e ditur se pilotëve u është dhënë leja të zbresin në një zonë tjetër, por pilotët kishin dërguar sinjal pak para se të kalonte në pistë dhe të përplasej në murin e një objekti.

Deri më tani raportohet për 174 të vdekur, ku prej tyre janë 83 gra dhe 80 burra kurse ekipet emergjente nuk kanë mundur të konfirmojnë gjininë e 11 të tjerëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë dhjetëra kamionë të zjarrfikësve si dhe helikopterë që lokalizuan zjarrin pas përplasjes së fluturakes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori