LAJMI I FUNDIT:

Autori i masakrës së Las Vegasit kishte planifikuar diçka edhe më të tmerrshme – të hedh në erë rezervuarët gjigant me kerozinë (Foto)

Autori i masakrës së Las Vegasit kishte planifikuar diçka edhe më të tmerrshme – të hedh në erë rezervuarët gjigant me kerozinë (Foto)

Autori i masakrës së Las Vegasit, Stephen Paddock gjatë dhjetëra minutave sa ka zgjatur sulmi i tij i pamëshirshëm, plumbat nuk i kishte drejtuar vetëm mbi turmën prej 22 mijë personave që kishin shkuar të ndjekin nga afër festivalin e muzikës country, shkruan Daily Mail.

Ky vrasës gjakftohtë kishte gjuajtur edhe në drejtim të rezervuarve gjigant të mbushur me kerozinë, që gjendeshin vetëm 600 metra larg hotelit, pranë një hangari të aeroplanëve privatë, transmeton Telegrafi.

Pasi u kritikua nga veterani i luftës për faktin se kishte ikur nga plumbat, Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pasi u kritikua nga veterani i luftës për faktin se kishte ikur nga plumbat, Dan Bilzerian rikthehet në skenën e krimit me revole në dorë (Foto/Video)

Në rezervuarët gjigant mund të shihen gjurmë të plumbave, ku njëri prej tyre kishte shpuar masën mbrojtëse, por çuditërisht nuk ka ardhur deri te shpërthimi, pasi pasojat do të ishin fatale për faktin se turma që i kishte shpëtuar plumbave ishin drejtuar në atë zonë.


Punëtorët e hangarit këto ditë kanë sanuar dëmet e shkaktuara në rezervuarë, kurse në terren kanë dalur agjentët e FBI-së që nuk dëshirojnë ta konfirmojnë apo mohojnë pretendimet e një burimi.

Autori i masakrës në Las Vegas ishte një milioner që posedonte arsenal armësh, 23 prej të cilave i kishte përdorur gjatë sulmit (Foto)
Lexo po ashtu Autori i masakrës në Las Vegas ishte një milioner që posedonte arsenal armësh, 23 prej të cilave i kishte përdorur gjatë sulmit (Foto)

I njëjti burim ka shtuar se besohet se Paddock kishte ditur me saktësi kujt ia kishte drejtuar pushkën, dhe për këtë arsye kishte thyer dy xhama: përmes njërit kishte pamje të drejtpërdrejt në turmën që ishte mbledhur në festivalin e muzikës country, kurse përmes tjetrit në rezervuarët me kerozinë.

Megjithatë, eksperti i aviacionit Mike Boyd paralajmëron që kerozini nuk ndizet edhe aq lehtë, dhe për fat të mirë një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe kur sulmuesi i Las Vegasit filloi të shtie në drejtim të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori