LAJMI I FUNDIT:

Autobusi me pelegrinë nga Serbia pasi hyn në Kosovë, kthehet mbrapsht nga Policia

Autobusi me pelegrinë nga Serbia pasi hyn në Kosovë, kthehet mbrapsht nga Policia
Foto: Ilustrim

Një autobusë me 40 pelegrinë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë rreth orëve të mesditës nga kufiri i Jarinjës, mirëpo të njëjtit pasi kanë arritur deri në qytetin e Mitrovicës janë kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, Policia e Kosovës i ka kthyer mbrapsht pasi fillimisht është menduar se destinacion kanë vetëm Mitrovicën, por më pas është kuptuar se në agjendën e tyre kishin për destinacion Prizrenin, Mushtishtin, Deçanin, etj.

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë
Lexo po ashtu Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

“Një autobus me rreth 40 pelegrinë janë lejuar të hynë në Kosovë rreth mesditës nga kufiri i Jarinjes… Më pastaj kur kanë arritur në Mitrovicë, policia i ka kthyer sërish mbrapsht, sepse kanë menduar që ata kanë destinacion vetëm Mitrovicën. Ndërkohë, që në agjendën e tyre paska qenë Prizreni, Mushtishti, Deçani”, kanë bërë të ditura burimet e Telegrafit.


Ndryshe, një javë më parë dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në kufirin e Jarinjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori