Site icon Telegrafi

Australianit 73-vjeç për shkak të shkeljeve të vazhdueshme i merret patentë shoferi për 90 vite, tani rrezikon edhe të burgoset

Policia kapi sërish një 73-vjeçar pa leje. Policia e trafikut në Uellsin e Ri Jugor, Australi, ndaloi një shofer 73-vjeçar, i cili po ngiste makinën, pavarësisht një ndalimi të gjatë.

Një burrë të cilit i është hequr patenta e shoferit deri në vitin 2117 është kapur sërish në timon, gjë që do të vonojë edhe më shumë mundësinë e tij për të rimarrë patentën e shoferit, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ndodhi këtë muaj kur pjesëtarët e policisë rrugore ndaluan një Subaru për një kontroll të rastësishëm. Me të kontrolluar shoferin e kanë njohur menjëherë si “shkelës prej kohësh të ligjit”.

Burri u arrestua menjëherë dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Bathurst, ku u akuzua për drejtimin e mjetit ndërsa ishte i përjashtuar nga drejtimi i një automjeti.

Gjithashtu, është lëshuar urdhër për konfiskimin e targave për shkak të shkeljeve të përsëritura. Besoni apo jo, kjo është hera e tretë në pesë vitet e fundit që kapet duke vozitur pa patentë shoferë.

Ligjet e Uellsit të Ri Jugor parashikojnë deri në gjashtë muaj burg për veprën e parë të drejtimit të automjetit ndërsa është e ndaluar, ndërsa shkeljet e përsëritura mund të rezultojnë në deri në 12 muaj burg.

Nisur nga historia e tij, 73-vjeçari mund të përballet me një dënim më të ashpër me burg. /Telegrafi/

Exit mobile version