Ushqimi i hedhur në plehra, nuk është vetëm humbje, por është gjithashtu i dëmshëm për mjedisin. Në Australi, qeveria federale dhe autoritetet lokale, po përpiqen ta trajtojnë problemin, por ekspertët thonë se është mënyra jonë e trajtimit të ushqimit ajo që duhet përfundimisht të ndryshojë.
Shumë prej nesh shkojnë në dyqan, blejnë ushqime dhe e përsërisin këtë ritual çdo 3 deri në 7 ditë.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit, një e treta e ushqimit në botë hidhet në plehra. Kjo humbje i kushton ekonomisë 27.5 miliardë dollarë në vit vetëm Australisë.
“Njerëzit jo domosdoshmërish e kuptojnë ndikimin që kanë veprimet e tyre, në mos trajtimit si duhet të mbetjeve ushqimore që krijojnë”, thotë aktivistja Melita Jazbec.
Shpërdorimi i ushqimit shkakton gjithashtu 8 për qind të gazeve që dëmtojnë atmosferën kur këto mbetje dekompozohen.
Në Sydnei, po ndërmerren nisma pozitive për të trajtuar problemin. Këtu përfshihen programe riciklimi të drejtuara nga qeveria vendore të cilat përqendrohen në krijimin e humusit nga mbetjet ushqimore. Shumë nga zgjidhjet e paraqitura janë krijuese dhe të thjeshta për t’u zbatuar.
Michael Mobbs është një ambientalist i njohur. Dy dy vjet më parë, ai krijoi ato që ai i quan “stolat e së ardhmes”, të bëra nga materiale të ricikluara.
Ato janë pjesërisht ndenjëse, pjesërisht shtretër për mbjellje dhe më e rëndësishmja, pjesërisht kosha plehrash për të gjitha mbetjet ushqimore që vijnë nga kafenetë dhe restorantet.
“Zbulova se gjëja më e madhe që mund të bëj, që do të ketë më shumë ndikim, është të ricikloj ushqimin dhe ta kthej atë në tokë”, thotë Mobbs.
Pesë kafene në zonën qendrore të Sydneit dhe pesë kafene të tjera në vend janë regjistruar në këtë projekt.
“Nuk ndjen aromë të keqe, njerëzve u pëlqen pamja, kafeneve u pëlqen. Tani do ta kthejmë në biznes dhe dëshiroj që ky projekt do të zgjerohet në mbarë botën”, thotë ambientalisti Mobbs.
Në kafenenë Giulia, një nga pjesëmarrëset në projekt, tashmë po shihen përmirësimet, si ato financiare ashtu edhe ato mjedisore.
“Ne kemi kaluar nga një marrëveshje për heqjen e mbeturinave që ishte shtatë ditë në javë, në afërsisht tre ditë në javë. Pra është një kursim i konsiderueshëm i kostos, një kursim i konsiderueshëm i deponisë”, thotë pronari i Café Giulia Stefan Stavropoulos.
Mbajtja e procesit të riciklimit në kafene do të thotë gjithashtu se ka më pak gjurmë karboni me më pak kamionë plehrash që udhëtojnë në distanca të gjata drejt deponive.
Compost Revolution është një tjetër nismë për riciklimin e mbetjeve ushqimore që ka punuar në bashkëpunim me këshillat lokale për 10 vitet e fundit. Qëllimi i tyre është të inkurajojnë më shumë njerëz të bëjnë riciklimin e mbetjeve për të prodhuar humusin duke ua lehtësuar këtë proces.
Nga pajisjet e riclikimit të dorëzuara në derën e shtëpisë e deri te udhëzimet dhe këshillat vijuese, gjithçka është e disponueshme në internet.
“Ne nuk duam t’i hedhim këto fruta dhe perime në kosha thjesht për të shkuar në deponi dhe për t’u bërë të tepërta, ne fakt toksike për mjedisin dhe atmosferën tonë”, thotë Alexandra King me projektin Compost Revolution.
Sipas tyre, 80 mijë familje i janë bashkuar programit dhe në total, ato kanë ndihmuar në heqjen e 23 mijë tonë mbeturinave ushqimore nga deponitë.
Siç thekson Jazbec, bota prodhon më shumë ushqim sesa ka nevojë dhe për ta bërë këtë, ne përdorim plehra të panevojshëm.
Përfundimisht, për të bërë vërtet një ndryshim, ekspertët thonë se ne duhet të ndryshojmë mënyrat tona dhe të riedukojmë brezat e ardhshëm në artin e menaxhimit të ushqimit.
“Unë mendoj se mesazhi kryesor është se ne duhet të përpiqemi të mos prodhojmë mbetje ushqimore në radhë të parë dhe kjo është një çështje që ne duhet ta trajtojmë më së shumti nëse duam të bëjmë diçka për ndikimin që mbetjet ushqimore po i shkaktojnë planetit”, thotë Jazbec.
Objektivi aktual i qeverisë australiane është përgjysmimi i mbeturinave ushqimore deri në vitin 2030. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025