LAJMI I FUNDIT:

Australia në mes të një vale ekstreme të të nxehtit, temperaturat deri në 47 gradë Celsius

Australia në mes të një vale ekstreme të të nxehtit, temperaturat deri në 47 gradë Celsius

Pjesë të Australisë perëndimore po kërcënohen nga një valë “ekstreme” e të nxehtit, duke rritur rrezikun e zjarreve në të gjithë shtetin e gjerë.

Byroja e Meteorologjisë lëshoi sot një “paralajmërim për nxehtësinë ekstreme” për rajonet e largëta Pilbara dhe Gascoyne të shtetit më të madh të Australisë, duke paralajmëruar se temperaturat atje mund të arrijnë në 40 gradë gjatë fundjavës.

Në qytetin minerar Pilbara të Paraburdoo, rreth 1500 km në veri të kryeqytetit Perth, një temperaturë maksimale prej 47 gradë Celsius u parashikua të shtunën, më shumë se gjashtë gradë mbi maksimumin mesatar për janarin, raporton reuters.


Moti i nxehtë rrit rrezikun e zjarreve në një sezon tashmë me rrezik të lartë mes fenomenit të motit “El Nino”, i cili zakonisht shoqërohet me ngjarje ekstreme të motit si zjarret, ciklonet dhe thatësirat.

Paralajmërimi vjen pasi qindra zjarrfikës luftuan me një zjarr të furishëm pranë Perthit mes temperaturave të larta në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar evakuime.

Dy sezonet e fundit të zjarreve në Australi kanë qenë të buta në krahasim me “verën e zezë” të zjarreve 2019-2020. që shkatërroi një zonë sa Turqia, vrau 33 njerëz, tre miliardë kafshë dhe triliona jovertebrorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori