LAJMI I FUNDIT:

Australia me fitore të madhe ndaj Tunizisë – më afër kalimit të grupit

Australia me fitore të madhe ndaj Tunizisë – më afër kalimit të grupit

Australia ka fituar 1-0 ndaj Tunizisë në Kampionatin Botëror në kuadër të Grupit D.

Pas vetëm 23 minutash lojë, australianët kaluan në epërsi me golin e Mitchell Duke, që u asistua prej Craig Goodwin.

Tunizia më pas mori kontrollin e ndeshjes, derisa rrezikuan me anë të Mohamed Drager (41’), mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.


Youssef Msakni i Tunizisë më pas lëshoi një rast të mirë në minutën e 45+3-të, pasi nuk e shfrytëzoi një pasim nga Issam Jebail, me topin që përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë, tunizianët vazhduan me paraqitje të mirë, mirëpo u mungoi konkretizimi i rasteve.

Duke vazhduar me presion të lartë ndaj Australisë, Tunizia e kërkoi me ngulm së paku barazimin e rezultatit, por që nuk ia doli.

Në anën tjetër, australianët mezi u mbajtën ndaj ekipit kundërshtar, derisa mezi dilnin edhe në sulm për të krijuar ndonjë gjysmë rasti, por që në fund ia dolën t’i marrin tri pikë.

Australia ka barazuar me pikë liderin, Francën, me nga tri pikë, por që Gjelat do të takohen me Danimarkën (që ka një pikë) dhe në rast të fitores do ta kalonin grupin, derisa Tunizia që ka po ashtu një pikë, në ndeshjen e fundit do të ketë punë me kampionin në fuqi. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori