Xhiroja e parë në Superligën e Femrave dhuroi ndeshje mjaft interesante.

Derbi u zhvillua ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, ku skuadra prizrenase e nisi me fitore.


Basketbollistja më e dalluar ishte Aulona Muhadri. Kapitenia kishte dyshifror të dyfishtë me 14 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime.

Ajo ishte e saktë në tri tentimet për dy pikë dhe tetë herë nga gjuajtjet e lira.

Kujtojmë se Muhadri është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës te femrat.

supelriga (Foto: basketbolli.com)

telegrafi sport app