LAJMI I FUNDIT:

Audi nuk do të prodhojë gjeneratën e dytë të Q2

Audi nuk do të prodhojë gjeneratën e dytë të Q2

Në Ingolstadt të Gjermanisë kanë vendosur që të mos prodhojnë gjeneratën e re (të dytë) të modelit Q2 nga Audi që për herë të parë u prezantua në vitin 2016, e pas disa muajve nuk do të figurojë fare në paletën e gjerë të ofertës.

Në planet e zbuluara të Audi, është bërë e ditur që modeli crossver Q2 nuk do të ketë mundësinë e dytë, e gjenerata aktuale që u prezantua në vitin 2016 dhe u ridizajnua katër vite më vonë së bashku me modelin A1, së shpejti nuk do të jenë më në ofertën e kompanisë gjermane, transmeton Telegrafi.

Pas pensionimit të modelit Q2 dhe A1, modeli më i vogël në ofertën e Audi do të jetë A3 (segmenti C), e tërheqja e ‘dyshit’ nga Ingolstadt e ndërlidhin me vendimin se në të ardhmen do të fokusohen në prodhimin e modeleve më të mëdha dhe më të shtrenjtë.


Më herët ishte paralajmëruar që Audi modelet e fundit do t’i vë në lëvizje me motorë me djegie të brendshme do t’i prezantojë në vitin 2026, e nga ata motorë do të heq dorë përfundimisht në vitin 2033.

Deri atëherë, oferta e modeleve të Audi para fundit të vitit do të zgjerohet me modelin Q6 E-Tron, që është i bazuar në platformën PPE që Audi e zhvilloi së bashku me Porsche. /Telegrafi/