"Atletico Madrid apo Bayer Leverkusen?", Raul Asencio i tregon gazetarit se kush janë

Raul Asencio ishte i shkëlqyer në fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Man City për të ndihmuar skuadrën e tij të kalonte në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, ai u pyet nëse do të preferonte të përballej me Atletico Madridin ose Bayer Leverkusenin në raundin tjetër.
Ai u përgjigj: "Atletico apo Leverkusen? Nuk ka rëndësi. Ne jemi Real Madrid".
Asencio tashmë po flet si një madrilen i vërtetë sepse nuk ka asnjë ekip të vetëm që Los Blancos duhet të kenë frikë në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi po synon të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve, por ka ende shumë për të luajtur këtë sezon. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































