LAJMI I FUNDIT:

Atleti nga Etiopia fiton maratonën e Shkupit (Foto)

Atleti nga Etiopia fiton maratonën e Shkupit (Foto)

Sot disa mijëra atlet vrapuan në rrugët e Shkupit në edicionin e 15 – të të maratonës më të madhe sportive “Wizz Air Shkup 2019″.

Fituesi i maratonës” Wizz Air Shkup në 2019″ është Chalachew Asmamaw Tiruneh nga Etiopia, i cili i pari arriti në objektiv dhe linjën 42km e vrapoi me një kohë prej 2:15.37 orë, duke lënë prapa Wilfred Kipchirchir Korir nga Kenia dhe i treti Getaye Fisseha Gelaw nga Etiopia.

Në garën e grave, dominuan atletet nga Kenia, ku fitoi Enis Nyawira Muchiri, e cili përfundoi me një kohë prej 2 orësh, 33 minutë dhe 27 sekonda, e cila është rezultati më i mirë i arritur në konkurrencën e femrave. Vendi i dytë u fitua nga Euliter Jepchirchir Tanui, ndërsa e treta Naomi Kakoko Limamurei.


Dario Ivanovski arriti i pari në gjysmë maratonë, i cili pistën me gjatësi prej 21 km e kaloi për një kohë prej 1:12.31 orë, përpara të Kristian Stoshic (Serbi), ndërsa vendi i tretë u fitua nga Milosh Ranciq.

Fondi i çmimit të maratonës “Wizz Air Shkup 2019” është 18,000 euro, ndërsa çmimi më i lartë individual mund të arrijë 5.000 euro./Telegrafi/