Këto janë atlete Model 000 nga Atom, një markë për të cilën mund të keni dëgjuar nëse ndiqni llogarinë e famshme të Humans of New York në Instagram

Bashkëthemeluesja Sidra Qasim u shfaq në këtë faqe në fillim të vitit 2021, kur ajo ndau historinë e saj të ndërmarrësisë, në vend që të ndiqte rrugën tradicionale pakistaneze për martesë, transmeton Telegrafi.


Ky postim shkaktoi shitjen e atleteve Model 000 dhe formimin e një liste pritjeje shumë të gjatë.

Me një pamje minimaliste dhe një mori karakteristikash të zgjuara, atletet me të drejtë shiten shumë shpejt.

atoms 1 1569340684

Ato janë shumë të rehatshme dhe kanë një shtresë bakri antimikrobike që vret bakteret dhe viruset duke ruajtur bacilet dhe erën e këmbëve.

Lidhëset elastike ofrojnë një pamje klasike, duke ju lejuar t’i mbathni dhe zbathni lehtë - nuk ka nevojë t’i zgjidhni ose t’i lidhni.

Atletet kushtojnë prej 129-169 dollarë, që nuk është një çmim tepër i lartë për një stil projektuesi.

assets a12f8232201349c391f4feed87a4d995

/Telegrafi/