LAJMI I FUNDIT:

ATK dhe Inspektorati i Tregut intensifikojnë veprimet

ATK dhe Inspektorati i Tregut intensifikojnë veprimet

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, ka takuar sot Kryeinspektorin e Tregut, Lulzim Syla.

Në këtë takim janë diskutuar veprimet në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore të rasteve të ngritjes së çmimeve si rezultat i situatës së krijuar.

“Të dyja institucionet janë duke marr veprime të përbashkëta për inspektimin strikt të të gjitha bizneseve dhe shqiptimin e gjobave konform legjislacionit në fuqi. Veprimet e njëjta do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin për media.


ATK ka të hapura linjat telefoni për qytetarë 0800 80 800 pa-pagesë, si dhe 038 222 165 me pagesë nga ora 08:00 deri në 22:00, në të cilat mund të raportohen rastet e rritjes së çmimeve të artikujve bazik ushqimorë dhe atyre farmaceutikë. /Telegrafi/