Nga: Moira Donegan / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Tentimi i dukshëm për të vrarë Donald Trumpin, kryer me sa duket nga një sulmues i vetëm gjatë një mitingu zgjedhor në Batlër të Pensilvanisë, la të vdekur një spektator dhe plagosi rëndë disa të tjerë. I vdekur mbeti edhe ai që ka shtënë. Vetë ish-presidenti ka pësuar dëmtim të lehtë në veshin e djathtë dhe ka dalë nga spitali. Teksa deri tash dihen pak gjëra për sulmuesin dhe për motivimet e tij, incidenti ishte kujtesë e epokës së re të zymtë të dhunës së rritur politike në të cilën jetojmë.
Ka kohë që ka pasur dhunë në politikën amerikane. Kongresmenja demokrate Gabby Giffords, më 2011 u plagos nga të shtënat masive në një takim publik në Arizonë; Presidenti Reagan i mbijetoi atentatit të vitit 1981, i kryer nga një ndjekës [stalker] i aktores Jodie Foster. Amerikanët me ngjyrë janë përballur me shtypje të dhunshme teksa u përpoqën të ushtronin të drejtën e votës e cila për dekada të tëra – në pjesën më të madhe të vendit – u mbajt si privilegj i vetëm të bardhëve dhe kjo jo vetëm përmes manipulimit gjakftohtë të ligjit, por përmes përdorimit të përgjakshëm të forcës.
Vetë politika autoritare e Trumpit është shoqëruar me mungesë të arsyes, me tribalizëm të egër politik, me gatishmërinë për të lejuar përforcimin e të preferuarve të tij, dhe ndëshkimin përmes dhunës të kundërshtarëve të tij. Për shembull, tubimet e tij kanë qenë vende dhune që nga fushata e tij e parë për presidencë më 2016, kur mbështetësit shpeshherë sulmonin protestuesit dhe anëtarët e medias.
Mbështetësit e Trumpit prej kohësh kanë marrë përsipër kryerjen e dhunës politike kundër kundërshtarëve të tij. Në vitin 2018, një mbështetës i Trumpit me bazë në Floridë, Cesar Sayoc, e kreu fushatën terroriste në të cilën bombat ua dërgoi kritikëve të Presidentit Trump, duke përfshirë Barack Obaman, Hillary Clintonin, John Brennanin, Robert De Niron, Alexandria Ocasio-Cortezin dhe Joe Bidenin. Dhe, në vitin 2022, një mbështetës i çmendur i Trumpit, David DePape, hyri në shtëpinë në San Francisko të kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe e rrahu me çekiç në kokë bashkëshortin e saj Paul Pelosi.
Duket se është infektues entuziazmi i Trumpit për politikë brutale dhe nganjëherë të dhunshme për dominim, dhe se ka ngjallur imituesit në të gjithë Partinë Republikane: në vitin 2018, përfaqësuesi i atëhershëm i Montanës, Greg Gianforte, u akuzua për sulm në mes të fushatës së tij për rizgjedhje në Kongres, pasi përplasi për toke një gazetar me veprimin të cilin Trumpi e lavdëroi. “Çdo djalë që mund të përplasë dikë për toke, ai është tipi im!” – tha Trump. (Gianforte u deklarua fajtor në një akuzë për kundërvajtje dhe që atëherë është bërë guvernator i Montanës.)
Gjithë kjo nuk e përfshin sulmin e 6 janarit në Kapitol, kur një turmë e zemëruar dhe e dhunshme e mbështetësve të Trumpit sulmoi Kongresin në përpjekjen për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 – ku ata kërcënuan se do të rrëmbejnë dhe sulmojnë anëtarët e Kongresit dhe brohoritën se do ta varnin vetë zëvendëspresidentin e Trumpit, Mike Pence.
Ndikimi i Trumpit – dhe, nganjëherë qasja e tij e shprehur – e ka vënë dhunën politike më në qendër, e ka bërë forcë më të shpeshtë dhe më të përgjakshme në politikën amerikane. Ajo që ka ndryshuar tani, me këto të shtëna në një tubim të Trumpit, është se duket se kjo është hera e parë kur ky lloj dhune drejtohet kundër tij.
Ajo që ndodhi më pas mund të jetë shumë e rrezikshme. Pasi Trumpi u përkul për të shmangur plumbat, u mbrojt menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët e rrethuan nga afër si mburojë njerëzore. Por, u ngrit në skenë, me sa duket në kundërshtim me dëshirat e tyre, për ta ngritur një grusht në ajër dhe për të bërtitur “Luftoni”! Trumpi ishte sfidues dhe bëri thirrje për hakmarrje. Do të jetë i lartë rreziku i dhunës nga mbështetësit e Trumpit, gjë që nënkupton hakmarrjen për liderin e tyre ose ndëshkimin e atyre që ai i percepton si armiq. Nuk ka asnjë shenjë se Trumpi ose surrogatët e tij do ta mohojnë këtë, ose do ta bëjnë ndonjë përpjekje për ta anuluar. Dhe, pse do ta bënin? Nuk e kanë bërë kurrë më parë.
Përpara se informacioni për sulmuesin të bëhej publik, mbështetësit e Trumpit e fajësuan Bidenin për sulm. “Premisa qendrore e fushatës së Bidenit është se Presidenti Donald Trump është fashist autoritar, të cilin me çdo kusht duhet ndalur”, shkroi JD Vance në Twitter – senatori i Ohajos dhe kandidati i cili bën sjellje të ndyta për të qenë zëvendëspresident i Trumpit. “Kjo retorikë çoi drejtpërdrejt në tentativën për vrasjen e Presidentit Trump”.
Republikani nga Gjeorgjia, Mike Collins, ishte edhe më i drejtpërdrejtë kur e akuzoi Presidentin Biden se e urdhëroi vrasjen e rivalit të tij. “Joe Bideni i dha urdhrat”, shkroi ai. Nuk kishte asnjë seriozitet për atentatin, asnjë reflektim për zymtësinë ku ka rënë Amerika. Kishte vetëm interesa të sëmura vetjake, të njëtrajtshme dhe të nxituara për të përfituar sa më shumë nga dhuna.
Ndërkohë, demokratët nuk kanë luajtur sipas rregullave të reja. Pothuajse çdo figurë e njohur e Partisë Demokratike, në nivel kombëtar, dha deklaratën ku shprehej mirënjohja për sigurinë e Trumpit dhe duke thënë se dhuna nuk ka vend në politikën tonë. Është deklaratë dëshirore, jo e saktë: dhuna tani është pjesë qendrore e jetës politike amerikane dhe ne nuk do të shpëtojmë shumë shpejt prej saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025