Qeveria e Kosovës është e gatshme që të punojë në përshpejtimin e procesit për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por ajo ende nuk ka marrë ndonjë draft-statut të propozuar nga ekipi menaxhues, i cili është përgjegjës për hartimin e këtij draft-statuti, thonë zyrtarët e ekzekutivit të vendit.
Një propozim për draft-statutin për Asociacionin tashmë i është dorëzuar Bashkimit Evropian nga ekipi menaxhues, i cili përbëhet vetëm nga katër përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës.
Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, që Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë propozim për draft-statutin e Asociacionit.
“Pala serbe e ka dërguar vetëm raportin e punës së komisionit – që ka qenë i caktuar qysh nga qeveria paraprake – se si e shohin ata e fillimit të Asociacionit, por draft final ende nuk ka”, tha Matoshi.
Njohësi serb i zhvillimeve politike, Petar Miletiq, duke folur për Radion Evropa e lirë, shpreh mendimin që reduktimi i çështjes së formimit të Asociacionit në çështjen e statutit të tij, është drejtim i gabuar.
“Kjo nuk është çështje teknike, por politike, sepse Bashkësia e komunave serbe nuk është diçka, e cila do të duhej të merrej vetëm me çështje komunale, por me çështje politike. Prandaj, ekziston frikë e madhe në Prishtinë nga ajo që serbët mund të jenë politikisht të fuqishëm në rast se e formojnë Bashkësinë e komunave serbe. Unë besoj që për këtë shkak po ndodh bllokada. Pra, bëhet fjalë për kompetencat e Bashkësisë dhe për këtë shkak nuk po arrihet deri te formimi i saj dhe jo për shkak se disa juristë nuk kanë qenë të aftë që ta shkruajnë statutin”, theksoi Miletiq.
Ai është shprehur i bindur që autoritetet e Kosovës qëllimisht po e zvarrisin formimin e Asociacionit, me shpresën që nuk do t’u duhet fare ta bëjnë këtë.
Por, Matoshi ka theksuar se vet autoritetet e Beogradit kanë ndikuar në zvarritjen e procesit të formimit të Asociacionit, duke shpresuar që këtë çështje ta zgjidhin në kuadër të marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Për sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duket që pala serbe, në koordinim me politikat e Beogradit zyrtar, po provon prolongimin, që ta ndërlidhë me një marrëveshje finale, çfarëdo që të jetë ajo, duke shpresuar se do të përfitojë më shumë. Mirëpo, qëndrimi i vendosur i kryeministrit të Kosovës, Haradinaj, është që Asociacioni do të bëhet dhe sa i përket anës së Qeverisë, statuti mund të shkruhet qysh sot, por do të jetë ekskluzivisht në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. në këtë pikë nuk do të ketë asnjë lëvizje milimetrike”, u shpreh Matoshi.
Në anën tjetër, Miletiq shpreh mendimin që megjithatë fajtori kryesor për moshartimin e statutit të Asociacionit dhe mosformimin e tij, është Beogradi zyrtar, gjegjësisht pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Ata, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në veri të Kosovës, nuk kanë thënë që pas kësaj nuk mund të ketë asnjë marrëveshja pa formimin e Bashkësisë. Kjo ka qenë zgjidhja e vetme se si të arrihet te formimi i Bashkësisë. Por, tashmë, me siguri se do të presim një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme, në mënyrë që Bashkësia të formohet. Por, as kjo nuk garanton që Bashkësia do të ketë ato kompetenca të cilat serbët i kanë të domosdoshme që të ndjehen më të sigurt dhe më komod në Kosovë”, tha Miletiq.
Më herët, njëri nga anëtarët e ekipit menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pati theksuar që “baza për formimin e Asociacionit të komunave serbe është ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe miratimi i ligjeve të veçanta në mënyrë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive”.
Zyrtarët në institucionet e Kosovës patën theksuar se Kosova nuk e ka ndërmend ta ndryshojë Kushtetutën për t’i futur kompetencat e Asociacionit brenda saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi