LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Komunave nuk rekomandon masa të reja anti-COVID, kërkohet vetëm monitorim rigoroz i masave në fuqi

Asociacioni i Komunave nuk rekomandon masa të reja anti-COVID, kërkohet vetëm monitorim rigoroz i masave në fuqi
Sazan Ibrahimi, ASK

Me rritjen e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për respektim të masave anti-COVID-19 duke thënë se kjo është brengosëse dhe se e gjitha u krijua si shkak i neglizhencës së masave të vendosura nga institucionet shëndetësore e institucionale. Mirëpo në komunat e Kosovës kjo gjë nuk është duke u parë si shumë shqetësuese, pasi siç thonë, situata është e menaxhueshme.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës në një intervistë për Telegrafin ka thënë se në konsultat ditore që i kanë me drejtorët komunal të shëndetësisë, por dhe me kryetarë të komunave situata me COVID-19 është e menaxhueshme në tërësi.

Ibrahimi tha se është një rritje e lehtë e të të infektuarve me COVID-19, mirëpo siç tha ai duhet të respektohen masat e ndërmarra në tërësi nga institucionet përkatëse.


“Në konsultat ditore që i kemi me drejtorët komunal të shëndetësisë, me kolegjiumin tonë profesional të shëndetësisë por dhe me kryetarë të komunave situata nëpër komunat e Kosovës sa i përket COVID-19 është e menaxhueshme në tërësi. Këtë po e them bazuar dhe në argumente dhe në fakte të cilat vijnë nga drejtorët komunal të shëndetësisë, ku ata thonë që vetëm rreth 15 për qind e rasteve të të infektuarve me COVID përcillen në qendrën spitalore dhe rreth 85 për qind e rasteve të të infektuarve me COVID-19 trajtohen në nivelin lokal. Sipas drejtorëve komunal të shëndetësisë kemi një përqindje të lehtë të të infektuarve në rritje e sipër, mirëpo situata është duke u menaxhuar mirë. Këtë po e them dhe në bazë të diskutimeve që e kemi pasur në komitetin ndërinstitucional anti COVID”, ka thënë ai.

Ibrahimi tutje tha se në diskutim e sipër me kryetarët e komunave është konstatuar se nuk janë pro shtrëngimit të masave.

“Aty është konstatuar se edhe kryetarët e komunave nuk janë pro shtrëngimit të masave sepse të gjitha shtabet emergjente janë funksionale. Në përgjithësi vlerësohet se situata në nivelin lokal është e menaxhueshme”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, kryetarët e komunave kanë konstatuar se masat që janë në fuqi kanë dhënë sukses dhe se siç potencoi Ibrahimi duhet vetëm një rigorozitet në monitorimin e këtyre masave.

“Kategorizimi i komunave në bazë të ngjyrave, duke marr parasysh përqindjen e të të infektuarve nëpër komuna ka dhënë rezultat dhe vetëm duhet një monitorim më rigoroz i zbatimit të masave të aktuale dhe se nuk ka nevojë për masa të reja shtesë pasi kryetarët e komunave janë duke e përcjell situatën mirë”, u shpreh ai.

Gjendja e të hyrave vetanake në vitin 2021 nëpër komunat e Kosovës

Drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Ibrahimi gjatë intervistës tha se në vitin 2020 ka pasur një rënie drastike të të hyrave vetanake nëpër komunat e Kosovës, për shkak të pandemisë COVID-19.

Ai theksoi se viti 2021 qëndron më mirë në krahasim me vitin 2020 sa i përket të hyrave vetanake.

“Gjatë viti 2020 për shkak të pandemisë ka pas një rënie drastike e të hyrave vetanake duke marr parasysh që e hyra kryesore vetanake e komunave është tatimi në pronë dhe në këtë të hyrë kemi pas një rënie të madhe. Për shkak të këtyre të hyrave disa projekte kapitale nuk kanë mundur të zbatohen. Pastaj komuna ka ndërmarr disa masa për lehtësimin e bizneseve, duke i lejuar nga pagesa e shfrytëzimit të pronës komunale, apo nga ndëshkimet kamatat e tjera për bizneset lokale dhe të gjitha këto kanë ndikuar në të hyrat vetanake. Mirëpo këtë vit komunat kanë bërë çmos që të hyrat vetanake të ngritën dhe kemi një ngritje të lehtë të të hyrave vetanake. Shpresojmë që dita ditës të hyrat vetanake do të ngritën dhe të gjitha këto të hyra të përkthehen në investime kapitale”, tha Ibrahimi.

Realizmi i projekteve në kohë pandemie, COVID-19 – nëpër komunat e Kosovës

Ibrahimi tha se në vitin 2020 kanë ndërmarr disa iniciativa në lehtësimin e projekteve që kishin të bënin me situatën COVID-19, mirëpo siç tha ai në projektet kapitale të cilat zgjasin shumë vite ka pasur ngecje.

“Edhe kjo ka qenë e theksuar për shkak të pandemisë. Në vitin 2020 si asociacion ndërmorëm disa iniciativa  që me Komisionin Rregullativ të Prokurorimit Publik të kemi disa lehtësira sa i përket projekteve që kanë të bëjnë me COVID dhe pas hasjes në mirëkuptim nga ky komision, komunat filluan implementimin e disa projekteve që kishin të bënin me COVID. Ndoshta është keqkuptuar dhe në opinion se shtrimi i ndonjë kanalizimi apo ujësjellësi nuk ka të bëjë me COVID, mirëpo në atë kohë dhe në këtë kohë gjithmonë si postulat është pastrimi i shpeshtë i duarve apo higjiena personale…Si do të kemi higjienë personale nëse nuk do të kishim ujë? Për këtë arsye komunat i kanë dhënë prioritet këtyre projekteve të cilat kanë pas të bëjnë me luftën kundër përhapjes së COVID-19, mirëpo projekte kapitale që zgjasin shumë vite kanë pasur ngecje. Shpresojmë që ketë vit apo në vitet e ardhshme këto projekte që nuk kanë mundur të realizohen të realizohen në vazhdimësi”, tha ndër të tjera ai.

Kontratat Kolektive dhe problemet e shkaktuara nëpër komuna

Ibrahimi theksoi se janë duke punuar që mjetet financiare t’ju barten ministrive përkatës të pushtetit qendror dhe komunat të lehtësohen nga kjo barrë.

“E kemi ngrit këtë çështje. Niveli qendror përgjatë këtyre viteve të fundit ka filluar që të ndaj mjete shtesë në grandin e arsimit për të mbuluar shpenzimet nga kontrata kolektive në arsim, e cila është nënshkruar në mënyrë të njëanshme nga niveli qendror me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, pa konsulta me komuna. Kemi menduar që nënshkrimi i atyre kontratave, barrën financiare do t’i jap përgjegjësi niveli qendror, mirëpo ata kanë konstatuar se komuna duhet t’i bëj ato pagesa dhe mund të themi që e kanë dëmtuar shumë rëndë buxhetin komunal. E kemi ngrit këtë shqetësim dhe do të ngrisim përsëri këtë shqetësim dhe me kontratën kolektive në shëndetësi”, tha ai.

Ibrahimi theksoi se nuk janë kundër kontratave kolektive, por janë pro gjetjes së një zgjidhje të përbashkët.

“Nuk jemi kundër kontratave kolektive por jemi pro asaj që të gjendet një zgjidhje adekuate. Që mjetet financiare mos të merren nga buxhetet e bartura nga komunat, por shfrytëzimet t’i bartin ata të cilët i nënshkruajnë kontratat. Për këtë arsye nuk do të ndalemi derisa ta fitojmë këtë rast me nivelin qendror, që të gjitha mjetet financiare t’i bartin në ministritë përkatëse, ata të cilët i kanë nënshkruar kontratat kolektive në sektorin e arsimit përkatësisht në sektorin e shëndetësisë. D.m.th një barrë e madhe në të kaluarën e kanë pas komunat ndërsa tash me kontratën e re, Asociacioni i Komunave është si palë e interesit për t’i përfaqësuar interesat e komunave dhe nuk do të lejojmë që të merret ndonjë mjet financiar nga buxheti i komunave pa konsulta paraprake”, potencoi Ibrahimi.

Vështirësitë e zbatimit të ligjit të Administratës Publike nëpër komunat e Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Ibrahimi foli edhe për Ligjin e Administratës Publike, ku tha se

“Gjykata Kushtetuese nga mesi i vitit 2020 ka dhënë verdiktin e vet dhe që nga ajo kohë komunat nuk kanë mundur të hapin konkurse për shkak se niveli qendror nuk i ka kryer obligimet e parapara me Ligjin për administratë publike. Niveli qendror ka qenë i obliguar në bazë të ligjit që ta hap një lloj portali i quajtur ‘Sistemi për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore’, ku aty do të shkonin aplikacionet, mirëpo ky sistem apo aplikacion nuk është hapur dhe për këtë arsye komunat kanë mbetur peng i këtij sistemi. Për këtë arsye komunat nuk po mund të punësojnë zyrtarë të rinj dhe ka pengesa të akteve nënligjore të cilat ministritë kanë qenë të obliguara me ligj që t’i hartojnë. Këtu janë dy pengesa kryesore për të cilat Asociacioni i ka ngritur këto shqetësime. Kemi kërkuar nga niveli qendror që të elaborohet në detaje kjo gjë, dhe ata nuk kanë pasur përgjigje, kjo është absurde”, u shpreh tutje ai.

Kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e reshjeve atmosferike në vend

Shumë komuna të Kosovës në fillim të muajit janar u goditën nga vërshimet e reshjeve të shiut dhe borës, ku si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore, banesa dhe shtëpi banimi.

Për shkak të vërshimeve disa familje janë detyruar të evakuohen, ku disa komuna kanë shpallur edhe gjendjen emergjente.

Për kompensimin e dëmeve, gjatë intervistës Ibrahimi u shpreh se në disa komuna ka filluar bartja e mjeteve për pagesë të ekonomive familjare.

“Në kontaktet të cilat i kemi pasur gjatë ditëve të kaluara, kemi vërejtur se Ministria e Pushtetit Lokal në disa komuna ka filluar t’i bart mjetet vetëm në dëmet e ekonomive familjare, i cili është nënshkruar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti. Hoti ia ka deleguar Ministrisë së Pushtetit Lokal ta bëj dhe vlerësimin ehe monitorimin e situatës në terren dhe pastaj t’i bart ato, kjo ka filluar të bëhet në nivelin lokal”, tha Ibrahimi.

Ai ka shtuar se ende nuk ka filluar kompensimi për bujqit dhe dëmet në infrastrukturë.

“Problemi është sa i përket kërkesave që mbulohen nga Ministria e Bujqësisë për sektorin për bujqit dhe nga Ministria e Infrastrukturës për dëmin në infrastrukturë, sepse kemi pasur dëme edhe në infrastrukturë”, ka shtuar ai.

Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet janë: Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica dhe Vushtrria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori