Një vajzë e cila anonimisht i është drejtuar ueb faqes për të rinj fakulteti.mk ka treguar për arsyet që e kanë bërë që ajo të largohet dhe mos kthehet më kurrë në Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni ju përcjell të plotë këtë letër, të përkthyer në shqip.
”Këto ditë lexoj lajme për Ligjin për gjuhët, ndërrimin e emrit dhe për ajrin e ndotur. Njerëzit llafosen rreth asaj çka bën dhe çka nuk bën. Ulem dhe habitem. A do të lëviz ndonjëherë Maqedonia ndonjëherë nga pika e vdekur?”
”Sa vite kemi kaluar në protesta, konflikte dhe ofendime ndaj njëri tjetrit. Unë isha atje në ato protesta për të cilat mendoja se janë me vend dhe mendoja se duhej t’i mbështetja. Edhe, atëherë kuptova se gjithçka është e kotë.”
”E mbusha valixhen dhe ika. Edhe pse kisha punë që mirë paguhej në Maqedoni, të cilën e fitova vetë, nuk munda më të luftoja me gjithçka tjetër. Nuk munda të duroj që të jem pjesë apo të shikoj tjerët se si ndjekin verbërisht idealet e dikujt tjetër apo janë edhe rrobër të përfitimeve të dikujt tjetër. Kur ika, më thanë se do të kthehem, se nuk është aq mirë në mërgim, se rrogat janë të mëdha por edhe harxhimet e mëdha. Një vit më vonë kuptova se kam bërë vendimin e duhur.”
”Tani jetoj në vend ku paguhem mirë për punën time. Në një vend ku askush nuk më pyeti se me cilën parti jam. Në një vend ku vlerësohen dijenitë e mia, e jo vetëm prejardhja. Në vend ku nëse punojë më shumë se orari, do të më paguhet mirë koha. Në vend ku nëse sëmurem, e di se kur do të shkoj në spital do të marr kujdesin e nevojshëm dhe nuk e kam problem për të paguar për barna pasi e di se do të jenë pa para. Në vend ku blejë 2.5 litër qumësht për çmim prej 70 denarë (1.10 euro), gjys kilogrami kaçkavall për 200 denarë (3.5 euro) dhe dy litër vaj për 60 denarë (1 euro). Në vend ku ajri që e thith është i pastër ndërsa uji që e pijë është i pastër dhe vërtetuar teknologjikisht. Në vend ku e di se nga vjen ushqimi që e ha. Në vend ku jam e respektuar në çdo aspekt. Në vend ku kur shkoj në shtëpi e përdor kohën e lirë unë si dua. Në vend ku flej qetë pasi kam punë të sigurtë e nëse ngelem pa punë aty është shteti për të më gjetur një tjetër, edhe pse nuk jam e vendit. Në vend ku kolegët nuk më trajtojnë si të huaj. Në vend ku paguaj afër 3500 denarë (60 euro) për të ngrohur gjithë banesën. Në vend ku paguaj qira, fatura, rrugën dhe të dal kur të dua, të bëjë pazar në markete dhe në fund të më ngelin para për të ruajtur. Në vend ku nuk mendoj çka do të ndodh me mua nesër.”
”Këto janë disa nga arsyet e nevojshme që mos kthehem asnjëherë të jetoj në Maqedoni.”
Unë do të vazhdoj të ju tregoj shokëve dhe kolegëve këtu se Maqedonia është shtet i bukur dhe do të ju tregoj se duhet t’a vizitojnë pasi atje ka njerëz të mirë dhe të pikëlluar. Por, asnjëherë nuk do t’i bi gjoksit dhe nuk do të nis konflikt se i kujt është Aleksandri i Madh. E gjithë kjo në Maqedoni nuk më ka dhënë asnjë arsye për të qëndruar.”
”Ishte rëndë, nuk e mohoj, por unë shkova jashtë me gjuhë të huaja dhe një listë me dijeni tjera. E këtu, nëse je i mirë, shkon para. Nëse nuk je, ka punë edhe për ty ku do të paguhesh mirë.”
”Unë nuk do të rrisja fëmijë në Maqedoni për arsyen më të thjeshtë të mundshme, nuk do doja që fëmijët e mi të rriten në skamje që jam rritur edhe unë. Nuk do të doja që fëmijët e mi të jenë piunë shahu të partisë, e as që të mendoj se a do të ju sigurojë jetë normale. Në fund të ditës, çka më duhet emri i Maqedonisë kur unë nuk kam para t’i ushqejë fëmijët e mi? Çka më duhet gjuha kur përmbaruesit do të trokisin tek dera ime? Dhe, çka më duhet bukuria kur do të duhet të ngulfatem në ajër të papastër?” shkruan autorja e cila do që të mbetet anonim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Ka nisur numërimi i votave me kusht – KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës