LAJMI I FUNDIT:

Asnjëherë nuk është vonë për të qenë ajo që jeni. Ata janë gjyshërit më të njohur në Instagram! Qe përse!

Asnjëherë nuk është vonë për të qenë ajo që jeni. Ata janë gjyshërit më të njohur në Instagram! Qe përse!
profimedia

Çifti bashkëshortor i moshuar nga Gjermania vendosi të sjellë ngjyra në jetën e tyre

Britt Kanya dhe Gunter Krabbenhoft kanë arritur të kenë shumë fansa në Instagram, ndërkohë numri i tyre vazhdon të rritet, transmeton Telegrafi.

Dhe si filloi gjithçka dëshmon se plakja është e këndshme, sikurse edhe periudha e adoleshencës:


Britt pranon se nuk kishte ndër mend të fillonte një revolucion, ajo thjesht hapi një llogari të zakonshme në Instagram.

Miqtë e saj e frymëzuan që ta bënte këtë.

Britt është shumë e mençur, por edhe e ndrojtur. Suksesi e bën atë të lumtur, por edhe të ndrojtur. Ajo është frymëzim i pastër, gëzim, vërtetësi, kreativitet, guxim, një ftesë për të luajtur…

E kanë pyetur se si i zgjedh rrobat për ditën tjetër, dhe më pas ajo u përgjigj se materiali duhet të jetë i natyrshëm, se ngjyra dhe dukja janë shumë të rëndësishme.

Ajo i gjen rrobat në dyqane veshjesh të përdorura. Kur vjen koha për t’u veshur, ai zgjedh rrobat sipas gjendjes shpirtërore që ka.

Gunter e mësoi Britt-in se si të përdorë Instagramin. Ai nuk përdor rrjete të tjera. Britt ka një qëllim – të shijojë jetën.

/Telegrafi/