Askush si Higuain në Serie A, 100 gola i ka arritur më shpejtë se Trezeguet, Shevchenko, Ibrahimovic e Crespo

Me dy golat e shënuar të shtunën ndaj Milanit në San Siro, Gonzalo Higuain ka kaluar shifrën e 100 golave në Serie A.
Askush nuk ka arritur të plotësojë këtë shifër më shpejtë se ai. Për të arritur këtë shumë të golave, sulmuesit argjentinas i janë dashur 153 ndeshje.
Ai ka një mesatare të hatashme me 0.66 golave për ndeshje.
Sipas Gazzetta dello Sport, Higuain është futbollisti që ka arritur më shpejt shifrën e 100 golave që nga sezonin 1994/95.
Ai është edhe para Trezegue, me 100 gola në 155 ndeshje, dhe Shevchenkos së Milanit me 100 gola në 162 ndeshje.
Pas sulmuesit ukrainas vjen Crespo, ndërkohë që Montella mbyll pesëshen më të mirë.
Nuk mungojnë as emra e mëdhenj të Ibrahimvic, Toni e Inzaghi. /Telegrafi/ 1) Gonzalo Higuain, 100 gola në 153 ndeshje























































