Pas dy samiteve tejet të suksesshme në fushën e arsimit, edhe këtë vit, American School of Kosova do të mbajë konferencën ndërkombëtare për mësimdhënësit e Kosovës, me qëllim të zgjerimit të kapacitetit në mësimdhënie dhe rritjes së bashkëpunimit profesional në mes mësimdhënësve brenda dhe jashtë vendit.

American School of Kosova do të sjellë ligjërues të kualifikuar nga e gjithë bota, me përvojë me më shumë se 20 vjeçare në mësimdhënie, të cilët do të ofrojnë mbi 30 punëtori nga të cilat mësimdhënësit kanë të drejtën të zgjedhin.


29749601 1935112129845855 7111869716599482825 o

Këtë vit, samiti do të fokusohet në atë se çfarë do të thotë të “mësojmë së bashku”. Pse ideja e mësuesit të izoluar vetëm me nxënësit e tij është kaq negative? Si mund të bëhemi një komunitet vërtetë profesional? Si mund të përdorim teknologjinë dhe mentalitetin e shërbimeve globale që të përfitojmë një mësimnxënie të thellë? Si mund të ndihmojmë nxënësit të ndërtojnë shkathtësi bashkëpunimi në mësimnxënie përbrenda klasës?

Për më shumë detaje, klikoni KËTU. /Telegrafi/

29662337 1932972073393194 4827259038123618980 o

29664807 1935112196512515 8216618197958496419 o