Rey Manaj ka bërë një asistim të mirë në ndeshjen ndaj Islandës, i cili është vlerësuar me çmimin "shkathtësia e ditës".

Shqipëria ka shënuar fitore të madhe ndaj Islandës me rezultat 4-2 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.


Golat në këtë ndeshje për kombëtaren shqiptare u shënuan nga Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi.

Tek goli i Hysajt asistues ishte sulmues Manaj, i cili bërë një lëvizje të shkëlqyer me thembër duke e nxjerr mbrojtësit shkodran të vetëm me portierin.

Manaj

Ky asistim me thembër i Manajt është vlerësuar lartë nga faqja e UEFA-s, e cila e ka zgjedhur si "shkathtësia e ditës".

"Rey Manaj fiton shkathtësinë e ditës me një asistim brilant me thembër", shkruan në postimin e UEFA-s. /Telegrafi/

telegrafi sport app