Asistenti i Quique Stetien shpërtheu nga banka rezervë shkaku i lojës së dobët të Messit në El Clasico - zbulohen madje edhe fjalët që ia tha argjentinasit

Lionel Messi ka pasur një përplasje me asistentin e Quique Setien në humbjen 2-0 të Barcelonës ndaj Real Madridi në fundjavën që shkoi.
Los Blancos e fituan El Clasicon e 180-të me golat e Vinicius Junior dhe Mariano Diaz ndaj Blaugranasve, për ta rrëmbyer pozitën e parë në La Liga.
Por, në momentin që zhvillohej derbi, asisteni i Setien, Eder Sarabia ishte nervozuar për një moment me 32-vjeçarin.
“Ai nuk po bën atë çfarë kemi praktikuar. Ai fillon të luajë dhe më pas gjuan, në momentin kur duhet të pasojë. Nuk duhet të kemi kaq larg vijën e mbrojtjes”, ishin fjalët e tij ndaj Messit.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































