Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, për testimin e unazës qendrore në kryeqytet ka thënë se edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje.
Përmes një postimi në Facebook, Bejta ka deklaruar se asnjë vendimmarrje lidhur me këtë çështje, nuk do të merret pa hulumtim apo testim paraprak.
“Në këtë vikend po bëhet testimi i gjithë unazës qendrore të Prishtinës, si rrugë njëkahëshe. Përveç testimit edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje sepse ata do të vlerësojnë këtë organizim të Komunës përmes sugjerimeve të tyre, për mirëfunksionimin e lëvizjes njëkahëshe me makina”.
Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët vlerësime lidhur me këtë projekt.
“Kemi nevojë për feedback! Si po ju duket qarkullimi një-kahor? Na dërgoni foto”, ka shkruar Zogaj.
“Asnjë vendimmarrje nuk duhet të ndodhë pa hulumtim e testim paraprak, kjo formë e vendimmarrjes duhet të bëhet praktikë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Testimi i qarkores njëkahëshe nisi sot dhe do të vazhdojë edhe të dielën, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet. Ky vendim po shihet si një projekt i ngutshëm dhe i dështuar nga ekspertët e komunikacionit rrugor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?