LAJMI I FUNDIT:

Arta Nitaj i shfrytëzon ditët e karantinës për të formësuar të pasmet

Arta Nitaj i shfrytëzon ditët e karantinës për të formësuar të pasmet
Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, duket se po i shfrytëzon ditët e karantinës për të formësuar trupin e saj.

Kështu së paku ka bërë të ditur ajo përmes disa imazheve të fundit të publikuara në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa video, ku tregonte se si i formësonte të pasmet e saj, teksa ka treguar se si mund të arrihet kjo gjë edhe në kushte shtëpie.


Arta njihet si një prej modeleve me fizikun më të mirë në estradë, e krejt kjo falë ushtrimeve të rregullta që ndjek në palestër.

Të famshmit shqiptarë kthejnë në trend pozimin me maska atraktive në këto ditë karantine
Lexo po ashtu Të famshmit shqiptarë kthejnë në trend pozimin me maska atraktive në këto ditë karantine

Modelja është e ndjekur nga mbi 210 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, teksa shpesh e shfrytëzon influencën e saj, për të promovuar stilin e saj të jetesës te ndjekësit.

Ashtu si shumë të tjerë në këtë kohë, edhe bukuroshja Nitaj ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj, duke qëndruar e vetë-izoluar për shkak të përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/InstaStory