Ato janë dy prej vajzave më të komentuara në media rozë.

Arta Nitaj dhe Arta Elezaj gëzojnë një shoqëri të ngushtë me njëra-tjetrën dhe janë gati të pandashme.


Bukuroshet shpesh herë shijojnë edhe pushimet bashkë në destinacione të ndryshme, madje edhe publikojnë imazhe ose foto të përbashkëta në rrjetet sociale.

111 2 Foto: Arta Nitaj/Instagram

Së fundmi ishte Nitaj ajo që ka postuar një video të modeles nga Klina, teksa ajo duket mjaft joshëse.

Elezaj shihet e veshur me një bluzë rozë dhe xhinse të shkurtra, ndërsa duket në super formë.

222 1 Foto: Arta Nitaj/Instagram

"Lëviz pak se po mendojnë që je barbie", ka shkruar modelja nga Peja, sipër postimit.

Ndryshe, të dy vajzat së fundmi i kemi parë në një paraqitje në serialin vendor "Sha je be tu folën".

fgdgd Foto: Arta Nitaj/Instagram

Theksojmë që dyshja morën famë me role përkatëse në serialin e para disa viteve "O sa mirë". /Telegrafi/