Arta Nitaj vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe njëherësh një personazh mjaft i pëlqyer në faqet rozë.

Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë, nuk heziton të sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.


Gjatë ditës së sotme (e hënë), ajo shfaqet në top formë në pozën e marrë para pasqyrës.

artaanitaj 104474595 299095634559604 4104971625148874891 n Arta Nitaj (Foto: Instagram)

E veshur në një ‘bodysuit’ të zezë, ish-aktorja e “O sa mirë” ka vënë në pah linjat e bujshme trupore e më së shumti gjoksin e saj.

Falë imazheve të tilla dhe përkujdesjes së madhe ndaj fizikut të saj, artistja nga Peja ka arritur të rrëmbejë gjithë vëmendjen në të shumtën e kohës.

Ndërkaq, Arta që disa muaj është larguar nga seriali vendor "O sa mirë" aty ku edhe fitoi famën si aktore.

Ajo tashmë po vazhdon aktivitetet e saj prej modeleje mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. /Telegrafi/