Aktorja dhe modelja shqiptare, Arta Nitaj, gjatë këtyre ditëve po vazhdon të jetë goxha aktive me postime.

Bukuroshja, e cila shquhet për fizikun e saj të tonifikuar, nuk ngurron që t'i ekspozojë linjat trupore përmes rrjeteve sociale.


Duke qenë se prej dy javësh jemi në vetë-izolim, 22-vjeçarja së fundmi ka shpërndarë një fotografi nga arkiva të realizuar kohë më parë.

Imazhi në fjalë e paraqet artisten nga Peja në top formë, derisa shfaqet në një palë bikini shumëngjyrshe.

Edhe pse në karantinë, Arta është kujdesur tejet shumë për linjat e bujshme në mënyrë që të mbajë veten sa më aktive.

E njëjta vazhdimisht ka publikuar foto e video në rrjetet sociale duke bërë palestër në kushte shtëpiake.

91258999 935523766865629 3718122384641753088 n Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Nitaj aktualisht nuk është pjesë e ndonjë seriali, pasi tashmë është larguar edhe nga "O sa mirë"- aty ku edhe fitoi famën. /Telegrafi/