Arta Nitaj duket atraktive në të kuqe, tërheq vëmendje gjatë "Duelit të Botërorit" në RTV Dukagjini

Në kuadër të ditës së gjashtë të Kampionatit Botëror, në emisionin "Dueli Botëror" kanë qenë të ftuar plot pesë mysafirë.
Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi, Dardan Islami, Fisnik Ademi e Alba Morina kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me ndeshjet e zhvilluara ditën e martë në fazën grupore të turneut më të madh botëror të futbollit.
Vëmendje të veçantë kësaj radhe mori sërish bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, e cila është prezantuesja e sivjetmë e këtij emisioni në krah të prezantuesit tjetër, Fisnik Zymi.

E veshur në të kuqe, Nitaj dukej mjaft atraktive dhe joshëse para ekranit të RTV Dukagjinit.
Në pjesën e sipërme vërehet tatuazhi i saj në krahëror, i cili i jep asaj një pamje edhe më tërheqëse.

Shkëlqimi në studio vinte dhe nga prezenca e një femre tjetër në studio, gazetares Alba Morina, e cila gjithashtu dukej bukur në një veshje të zezë. /Telegrafi/






























































