Sot (e diel) është një ditë mjaft e rëndësishme për aktoren dhe modelen nga Peja, Arta Elezaj.

Kjo ngase pikërisht më 14 qershor shënon ditën e lindjes së saj, të cilën edhe këtë herë e ka festuar në mënyrë të veçantë.


Bukuroshja, e cila u bë e njohur në serialin “O sa mirë”, ka ndarë me ndjekësit disa pamje të festës së saj luksoze.

rtt Arta Elezaj (Foto: Instagram)

Ajo tash e disa ditë është duke shijuar pushimet në bregdetin e Malit të Zi, teksa edhe për këtë ditëlindje ka bërë një zgjedhje unike.

Me tortë në dorë e me trëndafila, Elezaj ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve në llogarinë e saj personale, Instagram.

Fustani blu dhe flokët e valëzuara e kanë bërë të duket edhe më tërheqëse, e cila shihet se i ka kushtuar një kujdes të madh edhe pamjes së saj.

"Vajza e ditëlindjes", ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Ndërkaq, urimet krahas fotografive nuk munguan as nga miqtë, fansat dhe bashkëpunëtorët e saj. /Telegrafi/