LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja zyrtare përse Liverpoolit nuk iu dha penallti për ndërhyrjen e Dokut ndaj Mac Allister

Arsyeja zyrtare përse Liverpoolit nuk iu dha penallti për ndërhyrjen e Dokut ndaj Mac Allister

Liverpoolit iu mohua një penallti në sekondën e fundit kundër Manchester Cityt sepse Stuart Attwell që ishte në VAR ndjeu se këmba e Jeremy Dokut ishte në një ‘pozicion të arsyeshëm’.

Doku goditi Alexis Mac Allister në gjoks, ndërsa City u përpoq të largonte topin pas një goditje nga këndi. Belgu kishte bërë një prekje të lehtë në top para se të godiste argjentinasin.

Por, dukej sikur Attwell të paktën do të dërgonte Michael Oliver në monitorin e fushës, pasi arbitri hoqi dorë nga pretendimet e Liverpoolit për një penallti. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, me Attwell që konfirmoi se kontrolli ishte i plotë.


Përplasje e ashpër mes De Bruynes dhe Guardiolas - trajneri shkoi dhe u ulë me belgun në bankinë
Lexo po ashtu Përplasje e ashpër mes De Bruynes dhe Guardiolas - trajneri shkoi dhe u ulë me belgun në bankinë

Sipas Sky Sports, arsyeja zyrtare ishte sepse Attwell e kishte parë se këmba e Dokut ishte në një ‘pozicion të arsyeshëm’ ndërsa ai u përpoq të largonte topin. Megjithatë, ky vendim tërhoqi vetullat nga ish-zyrtari i lartë Mike Dean.

“Mendoj se Doku e ka prekur topin, por me goditjen e pasme ai e kapi atë në gjoks. Mendoj se mund të jetë një penallti. Është një vendim masiv nga VAR. Prekje e vogël e topit, por e goditi Mac Allisterin në kraharor”, deklaroi Dean për Sky Sports.

“Nuk do të befasohesha nëse Stuart do ta dërgonte Oliverin në ekran. Vështrimi është i plotë. Padyshim që e preku topin i pari, por mendoj se ishte një ndërhyrje e ashpër. Doku është shumë, shumë me fat për mendimin tim”, vazhdoi ish-gjyqtari i Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori