LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e vërtetë se përse Bale nuk ishte me Real Madridin në përballjen ndaj Cityt në Ligën e Kampionëve

Arsyeja e vërtetë se përse Bale nuk ishte me Real Madridin në përballjen ndaj Cityt në Ligën e Kampionëve

Vetëm pak ditë kur Ziendine Zidane zbuloi se Gareth Bale nuk dëshiron të luajë në 1/8 e finales ndaj Manchester Cityt, mediat spanjolle dhe ato angleze kanë nxjerrë raportime të ndryshme.

Los Blancos e kishin humbur në shkurt ndeshjen e parë 2-1 në Santiago Bernabeu, derisa edhe në Etihad mbrëmjen e së premtes u ndodhi e njëjta gjë dhe uellsiani nuk kishte udhëtuar me skuadrën.

Edhe pse Zidane sqaroi se Bale nuk ka dashur të jetë pjesë e ndeshjes dhe ai e respekton vendimin e tij, diçka tjetër është publikuar në mediat në Angli.


Gareth Bale (Foto: David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që raporton The Evening Standard, anësori është i acaruar në trajneri francez dhe nuk ka dashur të ndihmojë skuadrën, duke shprehur kështu pakënaqësitë.

Lojtari ka luajtur vetëm 100 minuta që kur u rikthye futbolli, derisa kishte shtatë ndeshje duke mos luajtur fare.

(Foto: Screenshot/Twitter/ODDSbible)

Bale dukej se ishte në dijeni se nuk do të luante as në Manchester, andaj nuk ka dashur të turpërohet as në Ligën e Kampionëve.

Ish-anëtari i Tottenhamit është i gatshëm që të rikthehet në Ligën Premier, mirëpo problem mbetet paga e tij e lartë.

Gareth Bale (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Nëse uellsiani dëshiron të luajë në një nivel më të lartë skuadrash, atëherë duhet të heq dorë nga paga e tij e lartë dhe të jetë më i disiplinuar në aspektin me klubin ku do të shkojë.

31-vjeçari është në përfundim të karrierës së tij dhe mund të përfundojë aventurën në futboll shumë më herët – pasi tashmë është e ditur se është një adhurues i madh i golfit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

La Liga
Kosova siguron tri medalje në turneun e boksit në Bullgari

Kosova siguron tri medalje në turneun e boksit në Bullgari

Boks
Kalo në kategori