Një raportim i ri ka bërë të ditur se vonesa në shitjen e Manchester United i takon dy ofertuesve dhe jo Familjes Glazer.

Ben Jacobs i Give Me Sport raporton se të dyja palët (ofertuesit dhe Glazers) po angazhohen në një 'lojë të postimit mediatik' për të forcuar dorën e tyre.


Sipas raportimit, Sheikh Jassim dhe Sir Jim Ratcliffe "nuk janë aq të gatshëm sa po paraqitet në publik".

Në fakt, Glazers thuhet se duan ta kryejnë shpejt operacionin e shitjes pasi të shpallet zgjedhja e preferuar.

Dhe si Sheikut ashtu edhe Sir Jim Ratcliffe u është kërkuar që të 'përgatiten' për të bërë transaksionin.

Glazers duan një tarifë prej rreth shtatë miliardë euro për të shitur Manchester United.

Megjithë dërgimin e katër ofertave në muajt e kaluar, asnjëra palë nuk ka dëgjuar deri më tani - ndërsa duket se së shpejti pritet të ketë një ide më të qartë se kujt do t'i takojë klubi. /Telegrafi/

telegrafi sport app