Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre është dorëhequr nga posti i tij në klubin katalanas.

Klubi ka njoftuar dje për largimin, por sot Sport.es shkruan arsyeja reale.


Në klub ka një ndarje të drejtuesve në lidhje me rikthimin e brazilianit, Neymar.

1433767421471

Duke iu referuar mediave, Mestre ishte kategorikisht kundër ardhjes së Neymar në “Camp Nou”.

Problemet e shumta që Neymar shkaktoi në klub, ku pastaj u fut në burg ish presidenti Sandro Rosell  e deri te largimi që la shije të hidhur kur ai nënshkroi me PSG-në.

al khelaifi neymar

Ka qenë Bartomeu që ka këmbëngulur me idenë e kthimit të sulmuesit brazilian dhe kjo ka bërë që Mestre te jep dorëheqje. /Telegrafi/

telegrafi sport app