Arsenali ka lëshuar nga duart fitoren dhe ka barazuar 1-1 ndeshjen në udhëtim te West Bromwich Albion.

Topçinjtë kanë vazhduar serinë pozitive në Ligën Premier, duke e quar në gjashtë ndeshje rekordin pa humbje, por kanë humbur dy pikë të vlefshme nga ky takim.


Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të gjej golin e epërsisë.

Xhaka 1 Xhaka gjatë një dueli me Jack Livermore (Getty Images)

Rastin më të mirë në 45 minutat e parë e kishte Arsenali që rrezikoi me anë të Alex Iwobit (16'), i cili ishte i pafat pasi goditë shtyllën.

Në pjesën e dytë, skuadra e Arsene Wengerit rriti trysninë dhe rastet për të tentuar të gjejnë golin e parë në ndeshjes.

Sanchez 1 Festa e Sanchezit pas golit të epërsisë (Getty Images)

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve atë e gjetën vetëm në minutat e fundit, ku ishte Alexis Sanchez (83'), i cili shënoi nga goditja e dënimit për 1-0.

Por, epërsia e Arsenalit nuk zgjati shumë pasi ishte Jay Rodriguez, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.

Jay Rodriguez Rodriguez ishte i saktë nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin (Getty Images)

Pas këtij barazimit, Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e pestë me 40 pikë, ndërsa WBA në vendin e 19 me 17 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, londinezët e presin rivalin lokal, Chelsea, ndërsa WBA-ja udhëton te West Hami. /Telegrafi/  

https://www.dailymotion.com/video/x6ch110

https://www.dailymotion.com/video/x6ch17i

telegrafi sport app