Arsenali rivalizon Liverpoolin për yllin e RB Leipzig

Arsenali po rivalizon Liverpoolin për yllin e RB Leipzig, Emil Forsberg.
Agjenti i lojtarit suedez ka konfirmuar se ardhmja e tij është e pasigurt te klubi gjerman, teksa ai po kërkohet nga disa klube të mëdha.
“Nuk mund të premtoj që Emil do të mbetet në Leipzig këtë dimër”.
“Nuk mund të konfirmoj emrat, por pas një starti të mirë në rrethin e parë të sezonit nga Emil, shumë klube kanë kërkuar atë”, deklaroi agjenti kohë më parë.
Pas Liverpoolit, edhe Arsenali sipas mediave është hedhur në kërkim dhe është në gjendje të plotësojë kërkesat e klubit dhe lojtarit për të. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































