Site icon Telegrafi

Arsenali pritet të dërgojë ofertë në drejtim të Juventusit për Arthur Melon

Arthur Melo është ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori brazilian po kalon edhe vitin e tij të dytë në Juventus, por pa arritur të lë gjurmë.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë pasi ka vetëm 1533 minuta të luajtura.

E ardhmja e tij është larg Juventusit pasi braziliani dëshiron një klub ku luan rregullisht.

Arsenali vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit me trajnerin Mikel Arteta që e pëlqen jashtëzakonisht shumë atë.

Lexo po ashtu Ka luajtur me të tre, Arthur zbulon sekretet e Ronaldos, Neymar dhe Messit

‘Topçinjtë’ e kërkuan atë edhe në janar, por sipas mediave në Angli dhe Itali gjatë verës pritet të dërgojë një ofertë prej 40 milionë euro për transferimin e tij.

Mbetet të shihet nëse Arthur do ta pranojë Arsenalin, pasi Juventus është i gatshëm ta pranojë ofertë e londinezëve. /Telegrafi/

Exit mobile version