LAJMI I FUNDIT:

Arrin në 148 numri i viktimave nga shpërthimi i cisternës me naftë

Arrin në 148 numri i viktimave nga shpërthimi i cisternës me naftë

Ka arritur në 148 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes dhe përfshirjes nga zjarri të një cisterne me naftë në Pakistan, njoftuan sot autoritetet e vendit.

Sipas autoriteteve, bilanci i viktimave është rritur pas humbjes së jetës edhe të 26 personave të tjerë që u plagosën rëndë gjatë aksidentit në qytetin Bahavalpur.

Siç njoftohet, 51 persona të plagosur gjenden në spital për trajtim, prej të cilëve 40 janë në gjendje të rëndë, ndërsa vazhdojnë shqetësimet për rritje të mëtutjeshme të numrit të viktimave.


Mendohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin pas plasjes së një gome të cisternës.

Shumë njerëz nga fshatrat përreth, që kishin shkuar drejt vendit të aksidentit për të marrë nga nafta që rridhte nga cisterna e përmbysur, kanë ngelur mes zjarrit.

Dëshmitarët okularë pohojnë se cisterna është përfshirë nga zjarri pasi njëri nga fshatarët kishte ndezur cigare.

Cisterna po transportonte rreth 25 mijë litra naftë dhe po shkonte nga Karaçi drejt qytetit Lahore.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Serbia
Reagimet nga bota pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza

Reagimet nga bota pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza

Botë
Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Evropa
Sulmet izraelite në Gaza – numri i të vrarëve shkon në mbi 400, thotë Ministria e Shëndetësisë

Sulmet izraelite në Gaza – numri i të vrarëve shkon në mbi 400, thotë Ministria e Shëndetësisë

Botë
Zëdhënësja e Trumpit tha se francezët nuk flasin gjermanisht për shkak të SHBA-së, reagon ligjvënësi socialist që kërkoi që Amerika ta kthejë Statujën e Lirisë

Zëdhënësja e Trumpit tha se francezët nuk flasin gjermanisht për shkak të SHBA-së, reagon ligjvënësi socialist që kërkoi që Amerika ta kthejë Statujën e Lirisë

Amerika
Shkumë misterioze shfaqet në brigjet e Australisë, sëmurën 100 serfistë

Shkumë misterioze shfaqet në brigjet e Australisë, sëmurën 100 serfistë

Australia
Kalo në kategori