LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes Chelseat dhe Brightonit për Sanchez

Arrihet marrëveshja mes Chelseat dhe Brightonit për Sanchez

Chelsea ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Robert Sanchez nga Brighton, sipas asaj që raporton gazetari i The Athletic, David Ornstein.

Gazetari shton më tej se Blutë do të paguajnë fillimisht 20 milionë euro, me nëntë milionë në bonuse.

“Reprezentuesi i Spanjës pritet t’i nënshtrohet menjëherë testeve mjekësore”, raportoi Ornstein.


Chelsea nuk po i ndahet Brightonit - tani e do edhe portierin e tyre
Lexo po ashtu Chelsea nuk po i ndahet Brightonit - tani e do edhe portierin e tyre

“Chelsea e ka synuar 25-vjeçarin si konkurrencë për Kepën pas largimit të Mendyt”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe eksperti tjetër i transferimeve, Fabrizio Romano, duke thënë se marrëveshja është kompletuar.

Klubi ende shpreson të arrijë një marrëveshje për mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo, i cili është i radhës në listën e tyre, por Pulëbardhat po kërkojnë mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/