Arrestuan bosin e kartelit meksikan, ushtarët rrethohen nga 60 burra të armatosur – publikohen pamjet e të shtënave

Ky është momenti kur ushtria meksikane i përgjigjet me forcë dhe detyron anëtaret e një bande të tërhiqen, pasi tentojnë të realizojnë një sulm ndaj autoriteteve të rendit në mes të ditës.
Të shtënat ndodhën në Alta, rreth 60 milje në jug të Sasabe, kur ushtria arrestoi Francisco “El Duranguillo” Torres, 31-vjeç, transmeton Telegrafi.
Lajmi për arrestimin e Torresit u përhap shpejtë dhe ushtarët u rrethuan nga 10 apo 15 mjete motorike, brenda të cilave kishte mbi 60 burra të armatosur, ka bërë të ditur presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.
Madje numri i anëtarëve të bandës krahasuar me ushtarët meksikanë ishte – një ushtar kundër shtatë vrasësve. Madje sipas presidentit meksikan, burrat e armatosur u kishin ofruar ushtarëve 500 mijë dollarë për ta liruar Torresin, liderin e Gente Nueva i njohur si krahu i djathtë i kartelit Sinaloa që kontrollohet nga i biri i Joaquin “El Chapo” Guzman, Los Chapitos.
Por kur ushtarët refuzuan një ofertë të tillë, shpërthyen të shtënat – ku si pasojë humbi jetën një ushtar. Videoja e realizuar në Altar që e publikoi presidenti meksikan, shfaq momentin kur dy ushtarë arrestojnë Torresin.
Madje disa prej anëtarëve të bandës meksikane shihen duke u zvarritur, për t’ju shpëtuar plumbave të ushtrisë meksikane.
E guvernatori i Sonoras, Alfonso Durazo, ka bërë të ditur se katër persona të dyshuar janë arrestuar për posedim të armëve të zjarrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi