LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet zyrtari i lartë i Qeverisë, kërkonte para për zgjidhjen e një rasti në gjykatë

Arrestohet zyrtari i lartë i Qeverisë, kërkonte para për zgjidhjen e një rasti në gjykatë

Një zyrtar i lartë i qeverisë së Kosovës është arrestuar pasditen e djeshme nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar para për zgjidhjen e një lënde në gjykatë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, i arrestuari është Zahir Bajrami i cili mban pozitën e drejtorit të financave në qeverinë e Kosovës.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për arsyet e arrestimit duke sugjeruar gazetarin që t’i referohet raportit 24 orësh të policisë.


E kontaktuar, avokatja Adelina Isufi ka konfirmuar se mbrëmë ka marrë pjesë në intervistimin e Bajramit në Polici po nuk ka dhënë detaje.

Ajo ka thënë se ka qenë sipas detyrës zyrtare ndërsa klientin e saj sipas autorizimit vazhdon ta mbrojë një avokat tjetër.

Në raport flitet edhe për një të arrestuar tjetër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim ia kanë marrë viktimës një shume të konsiderueshme parash me qëllim të heqjes së një dënimi të shqiptuar nga një gjykatë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

I kontaktuar, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Fitim Krasniqi, ka thënë se drejtori i financave nuk ka dalë sot në punë në qeveri ndërsa ende nuk kanë ndonjë njoftim nga ndonjë institucion për mundësinë e arrestimit të tij.

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit e djeshëm është zyrtar në drejtorinë e financave në qeverinë e Kosovës.

As Beka as policia nuk kanë dhënë detaje për shumën e parave të kërkuara dhe lëndën gjyqësore për të cilën janë kërkuar paratë. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori