Një person shtetas i Malit të Zi është arrestuar të shtunën në pikë kalimin kufitar në Kullë.

Siç ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh, i njëjti kishte pasur urdhërarrest ndërkombëtar.


“Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Malit të Zi. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje lidhur me këtë rast. /Telegrafi/