Arrestohet shtetasi gjerman në Prishtinë, policia i gjen drogë dhe një thikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Gjermanisë në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas njoftimit policor, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe një mjet i mprehtë – thikë.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































