Personi që e qëlloi me telefon në fytyrë këngëtaren Bebe Rexha thuhet se është arrestuar.

Kantautorja, 33 vjeçe, ishte duke kënduar në The Rooftop at Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F'n Night Of My Life”, kur ajo u godit në fytyrë nga një telefon.


Siç shihet në një video në Twitter në momentin kur ndodhi incidenti, krijuesja e hitit "Back to You" u pa duke interpretuar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës me një ansambël ngjyrë vjollce.

72289573 12210159 image a 20 1687170806695 Foto: Instagram

Në një video të re, personi që e qëlloi me telefon shihet duke biseduar me sigurimin, e më pas duke e larguar nga turma.

Në atë moment, fansat po bërtisnin duke iu drejtuar se ishte një sulm kundrejt yllit të famshëm.

72289597 12210159 image a 24 1687170925622 Foto: Twitter

Mjekët po ashtu u shfaqën menjëherë dhe i dhanë trajtimin e duhur autores së “Meant to Be”.

Në Twitter u tha se biondes i është dashur të bënte tri qepje si pasojë e këtij incidenti.

Shumë fansa përmes rrjeteve sociale mes tjerash shprehën sulmin e pakuptimë ndaj Bleta Rexhës (emri i vërtetë).

Bebe duket se u sulmua nga një fans pikërisht në momentin kur bëri simbolin e shqiponjës me duar. /Telegrafi/

72289389 12210159 image a 23 1687170902262 Foto: Twitter