LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një shtetas i huaj në Shëngjin, ishte në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 100 kg kokainë dhe për pengmarrje

Arrestohet një shtetas i huaj në Shëngjin, ishte në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 100 kg kokainë dhe për pengmarrje
Foto: Ilustrim

Finalizohet një tjetër operacion policor i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet është realizuar me sukses operacioni policor i koduar “Genova”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 100 kg kokainë dhe për pengmarrje.

Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari 39 vjeçar është kapur në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.


“39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike. Në vijim të punës gjurmuese me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fast Albania, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim që fshihej në Shëngjin, pas verifikimeve të kryera nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë dhe me zyrën e Inter-forcës italiane në Shqipëri, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar ‘Genova’ “, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur në Shëngjin, shtetasi shqiptar A. S., 39 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendimin e datës 18.05.2023, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

“Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi A. S., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe shtetasi A. S. me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori